Ende nuk ka përfunduar asgjë, dhe madje janë virtualisht të rënë. Gjithsesi, futbollistët që mbajnë veshur fanelën e Tiranës e treguan më në fund krenarinë e tyre dhe hodhën një hap në drejtimin e duhur.
Fitorja 3-0 ndaj Vorës në stadiumin e tyre “Selman Stërmasi” i siguroi shanse të mëdha që të qendrojnë në Superligë, duke lënë pas Flamurtarin e duke mbërritur me pikë pikërisht rivalin e kësaj të diele.
Alvarez shënoi golin e parë dhe ishte në lot duke ia dedikuar rrjetën vajzës së tij të ndjerë që humbi jetën jo shumë kohë më parë.
Ishte minuta e 16-të, nisja e duhur, ndonëse u desh të pritej pjesa e dytë për të siguruar tri pikët.
Në skenë u ngjit Redon Xhixha, ylli kryesor I ekipit, që u bashkua me Tiranën në janar pikërisht për të ndihmuar për mbijetesën në Superligë.
Futbollisti, që ka qenë më parë bardheblu, dhe që ka luajtur jashtë vendit disa kohë, shënoi dy herë. Kjo ndodhi në minutat 66-të e 80-të.
Në rezultatin 3-0, trajneri Orges Shehi e zëvendësoi sepse Xhixha ka probleme fizike dhe nuk duhej që ai ta rëndonte dëmtimin.
Padyshim që duhet për sfidat e ardhshme.
Kur duhen edhe 7 ndeshje deri në fund, Tirana ka lënë pas Flamurtarin e vendit të fundit që ka 24 pikë, duke pasur 27, po aq sa Vora, dhe vetëm tri pikë prapa Bylisit që është në vend të shtatë.
Kalendari është I vështirë, por të paktën kryeqytetasit po fitojnë me rivalët kryesorë për qendrim në elitë.


