Duhet të ishte një “finale” që mund të shpëtonte sezonin, por në të vërtetë zhyti në krizë Tiranën, që tani jeton me “fantazmat” e dështimit më të madh në histori, atë të 27 majit 2017 kur ra për herë të parë nga kategoria.
Barazimi 2-2 në ndeshjen e fundit kuindër Bylis ka ndërlikuar ndjeshëm situatën e bardhebluve, që kur mbeten edhe pesë javë deri në fund të sezonit të rregullt të Superiores renditen në vendin e parafundit të klasifikimit me 32 pikë të grumbulluara në 31 sfida të luajtura deri tani.
Shifra që dënojnë rekordmenët e titujve të futbollit shqiptar dhe që bëhen më tragjike, nëse llogariten statistikat e tjera në këtë kampionat.
Vetëm 5 fitore, 9 humbje dhe 17 barazime, me një golevarazh minus 4 për Tiranën, që në pesë javët e mbetura duhet të ndryshojë gjithçka për të siguruar qëndrimin në kampionatin elitar të futbollit në vend.
Një mision aspak i lehtë, duke para kaledarin që e pret skuadrën e Bledi Shkëmbit deri në fund të sezonit të rregullt.
Bardheblutë e kryeqytetit do luajnë ndeshjen e ardhshme në një transfertë të vështirë kundër Elbasanit, ndërsa kanë në program dy finale mbijetese me Skënderbeun dhe Teutën, si dhe dy deri kundër Partizanit dhe Dinamo City. /abcnews.al