Tirana koleksionon kështu një tjetër fitore në rrugën drejt titullit, pasi në sfidën e javës së 28-të arriti të mposhte Skënderbeun në Korçë, me bardheblutë që tregohen të pamëshirshëm ndaj korçarëve dhe iu shënojnë 4 gola.
Një humbje që “dhemb” te skuadra e Skënder Gegës, që tashmë akoma më shumë vështirësohet misioni për të mbijetuar në superligë, ndërsa nga ana tjetër të besuarit e Orges Shehit hedhin një tjetër hap në rrugën drejt titullit.
Belajd Pusi do të ishte lojtari i parë që provon golin që në sekondat e para të takimit, por goditja e tij shkon jashtë kuadradit të mbrojtur nga Bekaj.
Devid ka në këmbët e tij dy raste për shënim, por nuk arrin të gjejë rrugën e rrjetës, ndërsa të njëjtin fat ka dhe Xhixha që tenton të gjejë golin e avantazhit por del i dështuar.
Bardheblutë po i vinin rrotull golit, i cili do të vinte pikërisht në minutën e 37-të ku Xhixha do të ndëshkonte Ruçin, i cili nuk mundi të bënte asgjë pas gjuajtjes me kokë të laçianit.
Busi për të besuarit e Gegës do të provonte përsëri të gjente golin e barazimit në pjesën e dytë, por është i pafat përballë portierit të bardhebluve, ndërsa Jean Victor godet nga distanca, por topi devijohet dhe shkon shumë lart mbi portën e Bekaj.
Nikaj shqetëson korçarët, i cili dëmtohet rëndë dhe lë fushën e lojës me barelë.
Tirana do të gjejë edhe golin e dytë në minutën e 62-të të takimit, ku Totre shënon për bardheblutë pas asistit të Xhixhës.
Një tjetër gol do të shënohej nga kryesuesit, ku vetëm 8 minuta pas golit të dytë do të gjejnë edhe golin e tretë të takimit, ku këtë herë do të ishte një 17-vjeçar që ndëshkoi skuadrën e Gegës. Seferi asiston dhe Nikqi shënon dhe shifrat shkojnë 3-0 në favor të Tiranës.
Skënderbeu i pafuqishëm provon me Kostika Beçka, i cili tenton të shënojë golin e parë për ujqërit, por ndalet nga portieri Bekaj.
Tirana e çon në 0-4 me katër rezultatin ndaj Skënderbeut. Pas fitimit të një penalltie, Taulant Seferi shënon nga pika e bardhë e penaltisë.
Do të mbyllej kështu kjo përballje mes Skënderbeut dhe Tiranës me shifrat 4-0, me bardheblutë që vazhdojnë të kryesojnë me 63 pikë, ndërsa korçarët ndodhen në vendin e fundit me 20 pikë. /f.a/abcnews.al