Tirana e mbuluar me pemë/ Veliaj: Renditet në 10 vendet e para të kryeqyteteve të Europes

schedule18:04 - 8 Shtator, 2024

schedule 18:04 - 8 Shtator, 2024

Agjencia Europiane e Mjedisit rendit Tiranën në dhjetë  kryeqytetet më të gjelbërta të Europës.

Në listën e kryeqyteteve me mbulimin më të madh urban me pemë në bazë të popullsisë Tirana lë pas Brukselin, Athinën dhe Beogradin.

Ndërkohë renditet e para mes kryeqyteteve të Mesdheut. Kryeqyteti shqiptar sipas Agjencisë Europiane të Mjedisit  48.6% të sipërfaqes e ka të mbuluar me pemë.

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka publikuar listën në rrjetet sociale duke e cilësuar super lajm për Tiranën.

“Një arritje e jashtëzakonshme për gjithë punën e bërë në këto vite, me mbjelljen e pemëve të reja, si e vetmja mënyrë për të përmirësuar jetën e fëmijëve dhe të gjithëve.  Eshtë edhe një përgjigje për shpotitjet e atyre që, çudi si nuk lodhen së djeguri goma duke ndotur mjedisin në qendër të Tiranës, por mazallah se kapin një lopatë me dorë!”

Listën e kryeqyteteve me mbulimin më të madh urban me pemë në bazë të popullsisë  e kryeson Sarajeva.

Pas saj renditen vendet baltike dhe skandinave  të cilat nihen për nivelin e lartë të gjelbërimit  dhe për shkak të klimës së favorshme./abcnews.al