Besir Iseni, xholi i mbrojtjes që luan në qendër dhe në të majtë te Struga, kërkohet nga disa klube, dy prej tyre të Superiores.
Infosport.mk shkruan se Tirana kampione dhe Laçi që e mbylli në vendin e dytë kampionatin, interesohen për shërbimet e 22-vjeçarit.
Transferimi i tij nuk është i lehtë, pasi ai ka edhe një vit më Strugën, ndërkohë që nëse transferohet jashtë Maqedonisë së Veriut klubet duhet të paguajnë tarifën e rritjes.
Për Isenin ka interesim edhe nga Kosova, konkretisht nga Gjilani, si dhe nga Shkupi kampion në Maqedoninë e Veriut. Bardhekaltrit edhe e kanë kontaktuar. / abcnews.al