Alban Hasani, pjesë e panelit të emisionit “Pressing” në ABC News, është i bindur se Tirana e ka zgjedhur trajnerin e ri dhe ai është Ilir Daja. Tekniku kryeqytetas ishte opsion që pas largimit të Julian Ahmatajt, por vijoi me Skënderbeun.
Hasani, mes të tjerash në emision, tha: ““Tirana është ekipi më i zhurmshëm. Ka lojtarë në stol si Osmani, Hasani, sikurse edhe Halili që e gjeti në formacion dhe tani nuk po luan.
Më vjen keq që po flisni kaq shumë me Tiranën, ku po përgojohet edhe trajneri dhe gjithçka flitet brenda kryeqytetit. Madje është gjetur edhe trajneri, mjaft i nderuari Ilir Daja. Mos të harrojmë që Tirana u mund nga Teuta, një skuadër që duhet të ishte edhe më lart”. /abcnews.al