Tirana e “Blinduar” në masa sigurie për Samitin, bllokohen disa rrugë: Mbi 1,600 policë në terren

schedule10:36 - 16 Tetor, 2023

schedule 10:36 - 16 Tetor, 2023

Ditën e sotme Tirana, mirëpret Samitin e Procesit të Berlinit, e padyshim që masat e sigurisë janë ndër më të lartat.

Disa akse rrugore janë mbyllur prej mbrëmjes së djeshme, ndërsa shumë të tjera janë mbyllur paraditen e sotme.

Gazetari i ABC News, Ermal Vija raporton se ne terren janë mbi 1,600 efektivë të policisë, 400 punonjës të gardës që do të kujdesen për ruajtjen e sigurisë së delegacioneve dhe 200 efektivë të Policisë Bashkiake për orientimin e qytetarëve.

“Rruga që lidh Piramidën me  stadiumin Air Albania është bllokuar e bllokuar totalisht. 1.604 efektivë të Policisë së Shtetit janë terren. Në perimetrin e sigurisë do të lejohen vetëm banorët rezidentë që duhet të paraqesin një mjet identifikimi.

Janë dhe 400 punonjës të Gardës, që do të kujdesen për ruajtjen e sigurisë së delegacioneve.  Pjesë e planit të masave janë edhe 200 punonjës së Policisë Bashkiake, për të orientuar qytetarët për lëvizjet e tyre” tha Vija./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!