Tirana doli mbi të gjithë, dy klube të Serie A donin Vayrynen

schedule18:55 - 18 Janar, 2021

schedule 18:55 - 18 Janar, 2021

Ishte vepruar në mënyrë të fshehtë dhe askush nuk e dinte se Tirana po negocionte me sulmuesin e kombëtares së Finlandës, Tim Vayrynen, i cili me ardhjen e tij do provojë të mbyllë çështjen e golit te bardheblutë.

Finalizimi i sotëm është vetëm maja e ajsbergut sepse Tiranës i është dashur shumë punë për të arritur deri të 27-vjeçari, që në sezonin e fundit u shpall kampion i Finlandës me Helsinkin dhe te kampionëat tanë vjen me parametra zero (kontrata 1.5 vite).

Mësohet se Tirana ka qenë vetëm një prej klubeve, që donin shërbimet e tij. Sulmuesi ka pasur interes edhe nga dy klube të Serie B, ligë më e fortë se Kategoria Superiore, duke parë fuqinë financiare të klubeve atje.

Tuttomercatowebb zbulon se për Vayrynen u interesua Virtus Entella dhe Ascoli, ku luan talenti Dean Lico, por në fund sulmuesi vendosi për Tiranën, duke gëzuar drejtuesit bardheblu. Vayrynen ka marrë komente pozitive edhe nga tifozët bardheblu. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!