Pas ndeshjeve kualifikuese të Botërorit “Katar 2022”, të mërkurën në Shqipëri vëmendjen do e marrin sfidat e “Kupës së Shqipërisë”.
Një nga takimet interesante të fazës 1/8 është edhe derbi mes Tiranës dhe Dinamos që do të jetë i treti rresht brenda 2 javëve.
Në orën 13:30 ky takim ishte parashikuar të luhej në stadiumin “Air Albania”, por ngjeshja e ndeshjeve në këtë impiant ka detyruar skuadrat të zhvendosen në një stadium tjetër.
FSHF në ëebin zyrtar të saj ka bërë të njohur se ky duel mes skuadrave të kryeqytetit do të zhvillohet në stadiumin “Selman Stërmasi”, ndërsa nuk kemi asnjë njoftim zyrtarë nga drejtuesit e ekipeve respektive.
Kujtojmë se ndeshja e parë në “Kupën e Shqipërisë” mes Dinamos dhe Tiranës ka përfunduar me rezultatin 2-0 në favor të “bluve” te teknikut Bledi Shkëmbi. /f.a/abcnews.al