Tirana dhe Partizani gjobiten rëndë, zyrtari i Kukësit lihet me “pushime”

schedule08:22 - 29 Dhjetor, 2022

schedule 08:22 - 29 Dhjetor, 2022

Derbi i kryeqytetit gjithmonë dihet se ka dhe do të ketë një atmosferë të jashtëzakonshme. Tifozët e të dyjave skuadrave, Tiranës dhe Partizanit, janë ato që sjellin emocione dhe spektakël në shkallët e stadiumit. Këtë herë, problemet që shkaktuan ata, kur sidomos tifozët e Tiranës u bënë problem për ndërprerjen e ndeshjes, kanë detyruar Komisionin e Disiplinës të gjobisë atë, por edhe Partizanin.

Vendimet

1.KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, dëmtimin e mjediseve sportive dhe hedhjen e sendeve në terrenin sportiv duke shkaktuar ndërprerje të përkohshme të lojës, në bazë të neneve 65/1, 65/3/a, 65/3/c dhe 65/3/f të KDS, dënohet me gjobë në masën 400.000 (katërqind mijë) lekë. KF Tirana, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.

2.FK Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, dëmtimin e mjediseve sportive dhe hedhjen e sendeve në terrenin sportiv duke shkaktuar ndërprerje të përkohshme të lojës, në bazë të neneve 65/2, 65/3/a, 65/3/c dhe 65/3/f të KDS, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë. FK Partizani, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.

3.Zyrtari i FK Kukësi, Naim Halili, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në aplikim të nenit 32/2/3 të KDS, vendoset pezullimi i pjesshëm i zbatimit të dënimit pas shlyerjes së gjysmës së tij. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
4.Lojtari i KF Oriku, Roland Shkreli, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

5.Zyrtari i Akademia e Futbollit Kamza U-15, Kevin Gega, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 12 (dymbëdhjetë) ndeshje pezullim nga çdo aktivitet i organizuar nga FSHF.

6.Zyrtari i KF Tirana U-19, Grend Halili, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

7.Zyrtari i KF Tirana U-19, Julian Ahmataj, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

8.Lojtari i KF Vllaznia U-17, Gerald Kubazi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

9.Lojtari i KF Skënderbeu U-17, Florian Shuri, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

10.Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të Laberia FC, Xhuliano Mirani, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!