Tirana dhe Dibra qarqet me pjesëmarrjen më të lartë, KQZ: Deri në orën 14:00 kanë votuar 35.6%

schedule14:57 - 25 Prill, 2021

schedule 14:57 - 25 Prill, 2021

Pjesëmarrësja e votuesve në zgjedhjet e 25 prillit të 221 duket se është e kënaqshme. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes të dhënave që disponon deri në këto momente bën me dije se pjesëmarrja e votimit është e lartë, dhe pse siç konfirmojnë akoma nuk kanë informacion për shumicën e qendrave të votimit.

Ndërkohë sipas KQZ-së nga 5199 qendra votimi në total deri në orën 14:00 kanë raportuar në lidhje me pjesëmarrjen 2207 qendra votimi ku deri më tani vihet re se nga 1274400 qytetarë,  kanë votuar 453 940 qytetarë.

Deri më tani numri i votuesve që kanë marrë pjesë janë 35.59 %.

Gazetarja Esiona Konomi raporton nga KQZ për ABC se qarku me numrin më të lartë të pjesëmarrësve është ai i Dibrës me 42.66 %, i ndjekur nga Tirana me 39.01 %, ndërkohë deri më tani duket se qarku me % më të vogël të pjesëmarrësve të qytetarëve në zgjedhje është ai i Vlorës me 26.84 %.

Ndërkohë duke bërë një krahasim me zgjedhjet e vitit 2017, në këto zgjedhje duket se tendenca është në rritje.

LEXO EDHE: Celibashi: Na sulmuan aplikacionin e KQZ që tregon të dhënat e pjesëmarrësve në votim

Ndërkohë në një dalje publike vetëm pak më parë kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhje, Ilirjan Celibashi deklaroi se mesditën e sotme është sulmuar aplikacioni i institucionit që drejton, i cili update-on të dhënat e shifrave të votuesve orë pas ore. e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!