Ditën e sotme, Tirana do të kërkojë të bëjë mrekullinë në Conference League ndaj Besiktas në Stamboll. Bardheblutë e Shehit do të futen në një stadium ku do të ketë 40 mijë tifozë turq, një “ferr” i vërtetë edhe për klubet e mëdha europiane.
Në letër, për Tiranën ndeshja e sotme është një mision i pamundur, por futbolli ka vërtetuar se ka edhe surpriza.
Në fakt, të gjithë presionin për kualifikim e ka Besiktas, pasi është një ekip i madh dhe sigurisht në krahasim me Tiranën është akoma edhe më i madh. Por, Tirana sot do të provojë të gjitha kartat që ka dhe do të tentojë të bëjë mrekullinë në “Vodafone Park”. Sfida do të fillojë në orën 20:00, ditën e enjte, 27 korrik./h.ll/abcnews.al