Tirana, Ahmataj: Ishte ndeshja e parë dhe duhet ta fillonim mbarë vitin

schedule19:23 - 12 Janar, 2024

schedule 19:23 - 12 Janar, 2024

Tirana bëri përmbysjen e çmendur 3-2 në derbin ndaj Dinamos në ndeshjen e parë të Superiores për këtë vit. Pas fitores së bardhebluve, ka folur trajneri Julian Ahmataj.

“Ishte ndeshja e parë dhe duhet ta fillonim mbarë, duhet të punojmë shumë dhe ti rregullojmë gabimet në të ardhmen. Kjo periudhë e shkëputjes s’na ka ndikuar pozitivisht, mungesa e ndeshjeve në vazhdimësi i ka dhënë ftohje futbollistëve. Ne kemi shumë lojtarë me cilësi që nuk janë 100% e tyre, por duhet të përmirësohen. Duhet të jemi bashku se dhe lojtarët e stolit dhanë një ndihmë të madhe dhe e dërguan skuadrën drejt fitores. Ne kemi potencial, na duhet qetësi dhe punë, presionin duhet ta ketë trajneri, futbollistët të jenë të qetë.

Deri këtu ku unë jam nuk është se kam arritur se më ka ndihmuar dikush, smë suporton njeri, do punoj fort dhe e meritoj këtë që kam arritur, nuk i frikësohem një situate të tillë. Duhet vetëm stabilitet për të dërguar skuadrën tek suksesi, duhet të nxjerrim në pah cilësitë e tyre. Mendoj që afrimet e janarit janë me pikatore dhe kundërshtari ka bërë afrime dhe smendoj se ka prurje të mirë. Kemi parë disa pista por do bëhet nëse na mbushet mendja që duhet të plotësojnë, po shohim dhe po përdorim futbollistë të akademisë. Ka një brez të artë Tirana për të ardhmen, por gjithmonë duke qenë të kujdesshëm, duhet në masë. Patrik është bashkuar me skuadrën në stërvitje këtë javë, i duhen minimalisht dhe dy javë të tjera, ai ka munguar gjithë pjesën e parë të sezonit dhe mund të jetë plotësues i mirë”, tha ai për “MCN TV”./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!