Tipat e ndryshëm të vjehrrave, cila ju përshkruan më mirë

schedule13:00 - 3 Shtator, 2020

schedule 13:00 - 3 Shtator, 2020

Kur një vajzë e re krijon familje gjithmonë vështirësitë janë të mëdha. Përshtatja është një ndër problemet më të mëdha. Anëtarët e familjes janë ata që mundohen ta lehtësojnë këtë përshtatje. Mirëpo, situata tensionuese ndërmjet nuses dhe vjehrrës pothuajse bëhen gjëra normale. Megjithatë, nuk do të thotë që problemet nuk mund të zgjidhen.

Më poshtë keni disa këshilla në varësi të karakteristikave të vjehrrës tuaj.

E rezervuara
Kur t’ju takojë, flet vetëm me birin e saj dhe kohë pas kohe ju drejtohet juve. Bëje ti  hapin e parë i cili do ta rregullojë atmosferën,  thirreni në telefon, vizitoje, blini asaj ndonjë gjë të vogël. Nëse edhe pas kësaj ajo mbetet e ftohtë, atëherë nuk ka një zgjidhje. Fundja, duhet ta pranoni si të tillë.

Aleatja
Ajo në fillim është tërësisht e magjepsur pas jush, sepse mendon se ka fituar shoqe të re. Mirëpo, pas një kohe të caktuar do të dëshirojë që nëpërmes jush ta ndryshojë birin e saj. Mjeti më i mirë kundër sjelljes së këtillë është sinqeriteti. Shpjegojani vjehrrës se nuk jeni e gatshme të bëheni pjesë e manipulimeve të saja. Nëse partneri juaj ka ndonjë mangësi, ai duhet të dëshirojë që ta përmirësojë vetë.

E gjithëdijshmja
Ajo është e gjithëdijshmja, e cila nuk e fsheh se është më kompetente se ju për gjithçka, sepse ajo ka 20 e më shumë vite që i është përgjigjur djalit të saj, e kjo nuk mund të ndryshohet brenda natës.  Në situata të këtilla më së miri është të reagoni me kthjelltësi.

“Qendra” e vëmendjes

Ajo me shumë dëshirë çdo ditë do të vinte për t’ju hekurosur, përgatitur ushqimin dhe për t’ju ndihmuar. Nëse e refuzoni, do të sëmuret ose do të bëhet depresive. Zgjidhja e vetme është kompromisi. I lejoni që të vijë kohë pas kohe tek ju dhe t’ju ndihmojë, por edhe inkurajojeni që me shoqet e saja të shkojë në ndonjë pushim, që të krijojë njohje të reja. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!