TikTok nis betejën ligjore kundër Donald Trump

schedule15:57 - 23 Gusht, 2020

schedule 15:57 - 23 Gusht, 2020

TikTok do të nisë javën e ardhshme betejën ligjore kundër urdhrit ekzekutiv të presidentit Donald Trump, duke kundërshtuar vendimin e tij për të ndaluar përdorimin e aplikacionit në SHBA.

Për tu siguruar që sundimi i ligjit të mbizotërojë dhe që kompania jonë dhe përdoruesit të trajtohen në mënyrë të drejtë, ne nuk kemi zgjidhje tjetër përveçse të sfidojmë Urdhrin Ekzekutiv përmes sistemit gjyqësor.“, tha kompania në një deklaratë.

Në deklaratë thuhet se drejtuesit janë angazhuar për një zgjidhje konstruktive me administratën e Trump, mbi shqetësimet e saj për sigurinë kombëtare, por u përballën me “mungesë e procesit të duhur, pasi administrata nuk i kushtoi vëmendje fakteve dhe u përpoq të futej në negociata midis bizneseve private.”

Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv me 6 Gusht, që ndalon përdorimin e aplikacionit nga 15 shtatori në Amerikë, në rast se aplikacioni kinez nuk i shitet një kompanie amerikane. Ai pretendon se TikTok përbën rrezik për sigurinë kombëtare për shkak të lidhjeve me Kinën. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!