TikTok do të investojë 3.76 miliardë dollarë në Tajlandë

schedule22:44 - 29 Janar, 2025

schedule 22:44 - 29 Janar, 2025

TikTok i ByteDance do të investojë 3.76 miliardë dollarë në Tajlandë për një shërbim që lidhet me ruajtjen e të dhënave. Investimi do të mbështesë aktivitetet e kompanive të lidhura dhe pritet të nisë në vitin 2026. TikTok nuk ka dhënë ende një përgjigje konfirmuese lidhur me këto aludime.

Ky investim është pjesë e një pakete prej 5 miliardë dollarësh projekte të miratuara në Tajlandë. Ky hap vjen ndërsa disa gjigantë teknologjikë, si Google dhe Amazon Web Services, po investojnë gjithashtu të hapin qendra të të dhënave në Tajlandë, ekonominë e dytë më të madhe të Azisë Juglindore.

Vitin e kaluar, Alphabet Inc, pronari i Google, njoftoi se do të investonte 1 miliard dollarë në Tajlandë, një vit pasi Amazon Web Services shpalli një investim prej 5 miliardë dollarësh në vend për 15 vjet. Po ashtu, Microsoft ka njoftuar se do të hapë qendrën e tij të parë rajonale të të dhënave në Tajlandë.

TikTok do të kontribuojë në përmirësimin e infrastrukturës digjitale dhe AI në Tajlandë, duke afruar vendin më pranë qëllimit të tij për t’u bërë një qendër rajonale.

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!