Tigri sulmon një punonjëse në parkun zoologjik të Queensland

schedule16:04 - 2 Shtator, 2024

schedule 16:04 - 2 Shtator, 2024

Një grua që punon me kafshët në parkun Dreamworld në Queensland u sulmua nga një tigër dhe u shtrua në spital me prerje të thella në krah.

Shërbimet e urgjencës u thirrën në parkun Dreamworld pranë Gold Coast, pas një incidenti me një tigër, tha shërbimi lokal i urgjencës, sipas Reuters.

Sipas raportimeve, gruaja e plagosur, e cila është rreth të dyzetave, aktualisht ndodhet në spital dhe ndodhet në gjendje stabile.

Kujtojmë që nëntë tigra të Bengalit jetojnë në parkun e njohur./abcnews.al