Tigri qëllohet dhe ngordh në një kopsht zoologjik në Florida pasi kafshon krahun e pastruesit

schedule03:18 - 31 Dhjetor, 2021

schedule 03:18 - 31 Dhjetor, 2021

Një tigër u qëllua dhe më vonë ngordhi pasi kafshoi krahun e një pastruesi në një rrethim në një kopsht zoologjik në Florida. Eko, një tigër malajas tetë vjeçar, u gjet me krahun e burrit në gojë në kopshtin zoologjik të Napolit. Zëvendës-sherifi u përpoq ta bënte kafshën ta lëshonte krahun, por u detyrua ta qëllonte.

Zyrtarët lokalë thanë se pastruesi ishte futur në një zonë të paautorizuar dhe mund të ishte përpjekur ta përkëdhelte ose ta ushqente kafshën. Sipas tyre ai kishte pësuar lëndime të rënda dhe u transportua me helikopter në spital. Zyra e sherifit deklaroi që burri kishte hyrë në një zonë afër rrethimit të tigrave pasi kopshti zoologjik ishte mbyllur për ditën.

Pastruesi, i cili punonte për një kompani që ishte kontraktuar nga kopshti zoologjik, dukej se kishte futur krahun e tij përmes gardhit të rrethimit raporton “BBC”. Eko jetonte në kopshtin zoologjik të Napolit që nga fillimi i vitit 2020, pasi blerja e tij u financua nga përpjekjet për të shpëtuar tigrat e egër. Tigrat malajanë klasifikohen si specie në rrezik zhdukjeje nga Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës.

Sipas Fondit Botëror të Kafshëve të Egra në natyrë gjenden më pak se 200 tigra të këtij lloji. Sulmet e tigrave në kopshtet zoologjike janë të rralla, por jo të padëgjuara. / abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!