TIGER X-1 me “këmbë”, makina që ecën aty ku nuk mund të ngasë

schedule19:14 - 10 Shkurt, 2021

schedule 19:14 - 10 Shkurt, 2021

Hyundai zbuloi të martën konceptin e saj autonom TIGER X-1. Automjeti autonom mund të udhëtojë si çdo makinë tjetër, ndërsa në terrene të vështira mund të “ngrihet në këmbë dhe të ecë mbi to”.  Tiger nuk është krijuar për të transportuar njerëz, por vetëm furnizime.

Hyundai parashikon që automjeti të përdoret për operacione të vështira shpëtimi pas katastrofave natyrore siç janë tërmetet. Tiger mund të lidhet gjithashtu me një dron që mund ta transportojë në vende të largëta. Tiger dhe droni gjithashtu mund të karikojnë bateritë e njëri-tjetrit sipas nevojës.

Ky koncept, aktualisht vetëm për ngarkesa do të kërkojë të patën pesë vite për zhvillim dhe testim para se të jetë gati për përdorim. Mjeti po zhvillohet nga Neë Horizons Studio me bazë në Kaliforni. Sipas drejtorit të kompanisë, John Suh, automjetet e tilla mund të përdoren për të eksploruar sipërfaqen e Hënës ose planetëve të tjerë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!