Padyshim, “ylli” i momentit mes “legjionarëve” tanë është dhe “fantazisti” nga Shkupi, Jasir Asani, i cili në minutën e 9’ të sfidës ndaj Çekisë shënoi një tjetër “perlë” në mitikun “Air Albania”, duke u bërë kështu pikënisja e triumfiut ndaj një ekipi të madh, si kundërshtarët e mbrëmjes së kësaj të enjteje.
Pas ndeshjes, vetë “ylli” i Kombëtares bëri dhe një koment të shkurtër për mediat, nga ku fillimisht u ndal te loja shumë e mirë, që ai dhe skuadra zhvilluan mbrëmjen e sotme e më pas foli dhe për mbështetjen e madhe të tifozës së Kombëtares.
“Tifozët kanë qenë mbështetja jonë, sot ka qenë një finale tjetër, treguam një lojë shumë të mirë. Për golat është merita e stafit që krijojnë hapësira dhe unë gjuaj nga çdo pozicion. Sot duhet të festojmë, sepse kemi qenë fantastikë në 90 minuta, kemi bërë një ndeshje shumë të mirë.
Pas golit krijuam raste të tjera dhe krijuam raste të hapura, falenderoj Sylvinho-n dhe stafin e tij, i jam mirënjohës gjithë jetën atyre. Është kënaqësi e madhe për atë që po bëjmë. Sot është dita për të festuar, duhet të festojmë. Duhet të bëj gola”,- tha “ylli” nga Shkupi. /i.m /abcnews.al