Milan fitoi dje titullin kampion në Seria A pas 11 vitesh pritje. Të gjithë kuqezinjtë festuan si të “çmendur” këtë arritje të tyre.
Të besuarit e Stefano Piolit mundën te festonin titullin vetëm në javën e fundit të kampionatit, teksa mposhtën 3-0 Sassuolën.
Pas këtij takimi kur Pioli po festonte titullin, tifozët i kanë vjedhur edhe medaljen, ndërsa vetë tekniku u kërkoi atyre që t’ia kthenin pasi ishte e vetmja që kishte në karrierën e tij.
Lega Seria A ka menduar t’i japë zgjidhje kësaj çështje, teksa i pa premtuar timonierit të kuqezinjve një tjetër medalje, në mënyrë që të bëjë të paharrueshëm suksesin e tij në pankinën e Milanit. /f.a/abcnews.al