Lojtarët e Schalkes u mposhtën nga Freiburg fundjavën e kaluar, gjë që rezultoi në humbjen e tyre të pestë radhazi në Bundesligë.
Megjithatë, pas ndeshjes të gjithë po flasin vetëm për koreografinë e tifozëve nga Gelsenkirchen.
Edhe pse skuadra e tyre po shkon keq, edhe pse Schalke është gozhduar për vendin e fundit në tabelën e Bundesligës, kjo nuk i pengon tifozët të shkëlqejnë.
Gjegjësisht, në tribunën ku ndodhen tifozët më të zjarrtë të këtij klubi, shihej një pankartë gjigante me një fanellë të bardhë të Schalkes dhe një dorë që tregonte stemën. Sikur kjo të mos ishte mjaft spektakolare, papritmas fanella u lye me blu.
Schalke ndiqet nga 62,194 shikues mesatarisht dhe është ndër dhjetë skuadrat më të ndjekura në Evropë këtë sezon. /G.D abcnews.al/
#S04SCF #S04
Geile Choreo, Trikot färbt sich Königsblau ???
POL-GE: Rauch gefährdet Zuschauer und Spieler/ Polizei und Feuerwehr sehen Vertrauensverlust https://t.co/s7iCsNRKkm #ots pic.twitter.com/17QwuRVLu7— Tingeltangel-Král (@IsMirDochLatte) October 30, 2022