Antonio Conte ka mbetur pa punë që nga ndërprerja e kontratës me Tottenhamin.
Trajneri italian kërkon të kthehet në vendlindje dhe tifozët e Romës e presin krahëapur
Përkatësisht, në një sondazh, tifozët e Romës kanë dhënë pëlqimin me 38.8% të votave që Conte të jetë trajneri i ri nëse Jose Mourinho largohet. Në vend të dytë është Roberto de Zerbi me 25.9% të votave. Pas tyre janë Thiago Motta me 24.7% dhe Ruben Amorim me 10.6% të votave. /G.D abcnews.al/