Presidenti i La Ligës, Javier Tebas, ka konfirmuar se Barcelona nuk do të dënohet për pagesat e arbitrave nga 2016-2018.
Ai tha në një konferencë për shtyp: “Në aspektin sportiv, nuk do të ketë asnjë sanksion. Barça nuk mund të sanksionohet sportivisht, sepse nuk është bërë asnjë kallëzim penal dhe mbi të gjitha faktet janë të vjetruara. La Liga do të ndihmojë gjykatën me hetimin për Negreira.”
Barcelona u ekspozua se i kishte paguar 1.6 milionë euro një kompanie në pronësi të ish-arbitrit të La Liga-s, Jose Maria Enriquez Negreira nga ato vite shkruan abcnews.al.
Por me konfirmimin e Tebas se asgjë nga këto nuk do të ndodhë, tifozët e Real Madridit janë të zemëruar, siç kanë reaguar në Twitter.
Conor O’Neill: “Më shpejt të mbrosh Barçën sesa Vinicius”.
Raman_Elmas : “Një përpjekje e mirë për t’u afruar me Barcelonën për çështje të pazgjidhura si CVC dhe Superliga.”
Zejtun : “Qsharake.”
Gabriel: “I keq”. /G.D abcnews.al/