Tifozët e Portos bëhen “bishë”, godasin me gurë makinën e trajnerit dhe plagosin djalin e tij

schedule14:40 - 14 Shtator, 2022

schedule 14:40 - 14 Shtator, 2022

Tifozët e Portos nuk e pritën mirë humbjen e thellë në shtëpi të pësuar mbrëmë në Champions League ndaj Clube Brugge me rezultatin 0-4, dhe kjo gjë ka sjellë pasoja të rënda për trajnerin Sergio Conceciao.

Makina me të cilën udhëtoi ish-lojtari i Lazios dhe Interit në shoqërinë e gruas së tij dhe dy djemve, raporton “Record”, u bë objekt i një zemërimi nga tifozët vendas të cilët goditën me gurë makinën.

Njëri prej gurëve theu xhamin e makinës, duke goditur më pas njërin prej djemve të tij, por fatmirësisht pa pasoja të rënda./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!