Tifozët e Napolit e teprojnë, mallkojnë ashpër Theo Hernandez dhe djalin e tij

schedule10:50 - 17 Prill, 2023

schedule 10:50 - 17 Prill, 2023

Rrjetet sociale janë shndërruar gjithashtu në një platformë ku shumë përdorues të shfryjnë mllefin e tyre mbi personazhe të ndryshme.

Një tjetër rast ka ndodhur këto ditë, ku sigurisht janë kaluar kufijte, me disa komente jashtëzakonisht të rënda ndaj lojtarit të Milanit, Theo Hernandez dhe djalit të tij. Tifozët e Napolit e kanë “hal në sy” tashmë mbrojtësin francez pas ndeshjes së fundit ndaja skuadrës së tyre në Champions League, pasi Theo bëri një gjest jo të pëlqyeshëm ndaj Lozanos.

Gjithsesi, kjo gjë nuk e justifikon aspak lumin e komenteve mallkuese ndaj tij dhe djalit të tij në një foto të postuar nga lojtari në rrjetet sociale.

Theo postoi një foto me djalin e tij 1-vjeçar, por komentet si “Duhet të përfundosh si Vialli” apo “Ti dhe ai duhet të vdisni”, ishin tepër të rënda dhe mizore.

Duke marrë shkas këtë situatë të krijuar nga tifozët e Napolit, Rafael Leao, shoku i ekipt të Theos, ka bërë një deklaratë duke treguar mbështetje për lojtarin në fjalë.

“Për fat të keq, rrjetet sociale janë një instrument ku secili mendon se mund të thotë çfarë të dojë. Është e trishtueshme që ka njerëz që përfitojnë nga kjo për të tentuar të ngatërrojnë mendjen tonë. Mos u shqetëso vëlla, zoti është gjithmonë me familjen tënde”, shkruante Leao në mbështetje të Theos./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!