Tifozët e Milanit nuk harrojnë humbjen poshtëruese, duartrokitje vetëm për Ibrahimovic

schedule15:53 - 6 Janar, 2020

schedule 15:53 - 6 Janar, 2020

Tifozët e Milanit nuk e kanë harruar humbjen 5-0 kundër Atalantës. Kuqezinjtë e mbyllën në mënyrë të turpshme vitin 2019 dhe u poshtëruan nga ekipi bergamask. Në ndeshjen që po luhet kundër Sampdorias ultrasit e “Djallit” kanë hapur një pankartë në shkallët e “San Siros”.

Atalanta-Milan 5-0“, shkruhet shkurt dhe saktë në banderolën e Curva Sud. Tifozët kanë duartrokitur vetëm Zlatan Ibrahimovic, i cili ndodhet në stol. Pjesa e parë është mbyllur pa gola, teksa miqve iu anulua një gol në minutat shtesë të pjesës së parë për pozicion të parregullt të Janktos.

Piatek, Suso dhe Calhanoglu nuk po arrijnë të çajnë mbrojtjen e ekipit dorian dhe të gjithë po presin aktivizimin e Ibrës. 38-vjeçari ka nisur nxehjen dhe pritet të aktivizohet nga trajneri Piolin me shpresën se do të jetë ai autori i golit që do të rikthente Milanin te fitorja pas tre ndeshjeve shtëpiake pa tre pikë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!