Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tifozët e Dinamos nuk “kapërdijnë” dot humbjen, u bëjnë pritë lojtarëve jashtë stadiumit

schedule19:45 - 2 Prill, 2022

schedule 19:45 - 2 Prill, 2022

Dinamo vazhdon ecurinë e humbjeve në kampionat, pasi Egnatia i shkaktoi disfatën e 3-të rresht. Tashmë blutë e Vanolit kanë filluar të shikojnë makthet e mbijetesës, ku humbja me një rival direkt “dhemb” shumëfishë më shumë.

Këtë humbje nuk e kanë “kapërdijë” as tifozët e skuadrës, të cilët kanë pritur jashtë stadiumit edhe “përballjen” me lojtarët.

Një grup tifozësh sipas “Panorama Sport” nuk kanë lejuar lojtarët dhe pjesëtarët e stafit të nisen drejt kryeqytetit, ndërsa u kërkonin llogari për gjendjen aktuale në të cilën ndodhet “nëndetësja” blu.

Kjo situatë ka detyruar lojtarët të kthehen përsëri në ambientet e brendshme të stadiumit “Elbasan Arena”, ku është zhvilluar një mbledhje mes stafit teknik, drejtuesve dhe futbollistëve. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!