Galtier u dha lojtarëve të PSG-së tre ditë pushim pas fitores ndaj Angers. Messi shfrytëzoi rastin dhe nxitoi drejt Barcelonës, ku ndër të tjera u takua me ish-bashkëlojtarët.
Leo kaloi katër ditë në Katalonjë, por pushimet përfunduan shpejt, ishte koha për t’u kthyer në Paris.
Tifozët Blaugrana nuk kanë dashur ta lënë sulmuesin të largohet. Në aeroport tifozët kanë rrethuar argjentinasin.
Veçanërisht tifozët këmbëngulës të lojtarit hynë në terminal dhe bërtitën pas Messit:
“Lëri ata idiotë në Paris”.
“Ejani në shtëpi, lërini ata budallenjtë”.
Nisur nga fytyra e argjentinasit, ai dëgjoi mesazhin e tifozëve.
Se ku do të vazhdojë karrierën Leo, ende nuk mund të thuhet me siguri. Por një gjë është e sigurt, në Barcelonë e duan shumë më tepër sesa në Paris. /G.D abcnews.al/