Nga ekstremi në ekstrem. Një ditë më parë pati informacione se tifozët e Barcelonës ofenduan Frenkie de Jong pas stërvitjes, duke i kërkuar atij që të bënte uljen e pagës.
Tani në rrjetet sociale është bërë publike një video në të cilën tifozët i drejtohen De Jong-ut, duke i kërkuar që të qëndrojë në ekip. Thirrjet përkatëse u bënë nga fansat në momentin kur Frankie hyri me makinë në bazë.
Sipas raportimeve të mediave, Barcelona dëshiron ose ta mbajë De Jong me një ulje page ose të ndajë rrugët me lojtarin. Chelsea dhe Manchester United po tregojnë interes për holandezin. /abcnews.al/