Superliga Europiane e lancuar nga 12 klube të mëdha si konpeticioni më i ri në kontinent vazhdon të hasë në kundërshti të mëdha nga lojtarët dhe më së shumti nga tifozët.
Së fundmi mësohet se tifogrupet më të mëdha në Europë kanë ndërmarrë nismën e krijimit të një deklarate kundër krijimit të Superligës. Kësaj deklarate i është bashkuar edhe tifogrupi i kombëtares, Tifozat Kuq e Zi, që e njoftojnë këtë në një postim në Facebook.
POSTIMI – Tifozat Kuq e Zi (TKZ) së fundmi dhe së bashku me 139 grupe tifozerike kombëtare dhe lokale nga 16 shtete, lëshuan deklaratën kundër krijimit të Superligës Evropiane. Krenar qe jemi përkrah shumicës e cila nuk e sheh pasionin si vlerë materiale. /abcnews.al