Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Tifozë që shohin ndeshjen me “Zoom” dhe gol nga 50 metra, spektakël danez

schedule20:56 - 28 Maj, 2020

schedule 20:56 - 28 Maj, 2020

Aarthus-Randers është një ndeshje e veçantë, pasi me të vërtetë luhet pa praninë e publikut, por tifozët e ndjekin atë përmes platformës Zoom. Janë disa klubet daneze që e kanë ndërmarrë një nismë të tillë, në mënyrë që futbollistët të ndjejnë disi mbështetjen e fansave.

 



Veç kësaj, kjo ndeshje ka tërhequr vëmendjen edhe për diçka tjetër. Simon Piesinger, lojtari i Randers, ka befasuar portierin e skuadrës vendase, duke shënuar një gola nga gati 50 metra.

 

Pasi ka parë vendosjen e portierit rival, Piesinger ka goditur drejt portës dhe topi është ndalur në rrjetë. Gjithçka ndodhi në minutën e 36-të të takimit, ndërkohë që takimi u barazua nga skuadra vendase në minutat shtesë.. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!