Sekretarja e Ministrisë së Shëndetësisë në Itali, Sandra Zampa, ka dhënë sot një lajm të mirë. Sipas saj, mund të ketë tifozë në San Siro për derbin e Milanos, Inter-Milan.
Kjo sfidë do të luhet deri me datë 17 tetor dhe deri atë ditë, mund të ketë ndryshime, por për momentin, optimizmi duket i lartë. Tifozët në stadiume mungojnë prej shumë muajsh tashmë dhe futbolli nuk duket i njëjtë.
Por me kalimin e javëve, muajve, optimizmi po rritet për rikthimin e tifozëve në stadiume dhe një rikthim sa më i shpejtë i normalitetit, do të ishte padiskutim një lajm i mirë për të gjithë botën e futbollit…/abcnews.al
Fans could be allowed back into stadiums in time for the Milan derby on October 17, according to Italian undersecretary at the ministry of health Sandra Zampa.https://t.co/MG5gojDuUr
— Get Italian Football News (@_GIFN) September 7, 2020