“Ti vendos”, Soreca apel qytetarëve në gjuhën shqipe: Europa po ju shikon

schedule11:17 - 25 Prill, 2021

schedule 11:17 - 25 Prill, 2021

Ambasadori i BE në Shqipëri Luigi Soreca ka bërë apel që qytetarët shqiptarë të drejtohen në kutitë e votimit. Soreca tha se kjo është një ditë e rëndësishme për Shqipërinë që qytetarët të ushtrojnë të drejtën e tyre. Në fund të fjalës së tij ai pati edhe një mesazh në gjuhën shqipe: Ti vendos.

“Sot është një ditë e rëndësishme për Shqipërinë. Dhe sot është një ditë e rëndësishme për qytetarët që do të ushtrojnë të drejtën për të votuar. Kemi parë që shumë zgjedhës kanë dalë për votuar.

Shumë zgjedhës kanë votuar dhe kam parë një prirje që sistemi i ri po funksionon. Në fakt ka pasur edhe problem teknike. Kam qenë në një qendër votimi ku pajisja pati një problem teknik por ajo u zëvendësua shumë shpejt. Thirrja ime për popullin shqiptar është shkoni të votoni, duhet që të ushtroni jo vetëm të drejtën por edhe përgjegjësinë që keni për të votuar. Në fakt kjo është ditë e rëndësishme për Shqipërinë në BE.

Europa po ju vëzhgon. Jemi të pranishëm në të gjithë Shqipërinë me mbi 50 ekipe. Edhe njëherë ju bëj thirrje të gjithëve të dilni të votoni. Kjo është një ditë e rëndësishme për Shqipërinë. Votoni, kjo është e drejta dhe përgjegjësia juaj. Mos e humbisni këtë mundësi. Dilni votoni për të ardhmen europiane Ti vendos (në shqip)”, deklaroi Soreca./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!