Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, tha me shaka në konferencën e tij për shtyp se e vetmja mënyrë me të cilën mund të ndalet ylli i Anglisë, Raheem Sterling, është t’i thyejnë këmbën.
Për këtë batutë të strategut të Dardanëve, është kundërpërgjigjur homologu i tij i Anglisë, Gareth Southgate. “Anglia nuk bën lojë individuale, por paraqitemi në fushë për të bëjë një lojë në grup”, tha fillimisht strategu britanik.
“Do të jetë e vështirë që t’i thyhet këmba Sterling, pasi nëse lojtarët e Kosovës ruajnë vetëm atë, do të shënojë dikush tjetër. Do të jetë shumë e vështirë për këtë gjë”, përfundoi Southgate./abcnews.al