Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e ndodhur një ditë më parë një Mirditë ku një 60-vjeçar i identifikuar si Mhill Gega, goditi qëllimisht me makinë ish-kolegun e tij Mark Gjeta 68-vjeç duke e lënë të vdekur në vend. Burime bëjnë me dije për ABC se autori dhe viktima kishin pasur konflikte prej një viti.
Ditën e djeshme ata kanë debatuar sërish. Në debat e sipër viktima i ka dalë përpara makinës duke i thënë se nuk mund t’i bënte asgjë. Por Gega nuk është menduar dy herë dhe i ka dhënë gaz makinës duke e përplasur Gjetën. Për pasojë ky i fundit ka ndërruar jetë.
Autori dhe viktima kanë pasur konflikte të vazhdueshme me njëri-tjetrin pasi kanë punuar bashkë në një ndërmarrje elektrike.
Mësohet se një vit më parë pas një konflikti që ata kanë pasur me njëri-tjetrin janë shoqëruar në polici dhe pas sqarimit janë lënë të lirë. Policia njofton se drejtuesi i automjetit që ka shkaktuar aksidentin e qëllimshëm është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme hetimore./mv.abcnews.al