Forcat e Armatosura janë identiteti i një shteti. Vendi ka gjithnjë nevojë për ushtarë. Nën moton “Ti ke forcën që nderon kombin”, gjimnazi “Qemal Stafa” ishte ndalesa e radhës e grupit të qendrës se rekrutimit për të ftuar nxënësit të bëhen pjesë eForcave të Armatosura të Shqëipërisë.
” Çdo njeri prej jush do t’i shërbejë vetes dhe atdheut. Ne duam te marrim, cilesi, duam ata qe jane të bindur dhe të ndërgjegjshëm per ti sherbyer vetes, atdheut.”
Me këtë mesazh iu drejtohet kolonel Fadil Ciroku maturantëve, për ti ftuar që t’i bashkohen ushtrisë shqiptare.
Forcat e Armatosura të Shqipërisë janë një mundësi e mirë edhe për nxënësit ekselentë.
“Forcat e armatosura nga dita e parë trajtohen me rrogë mujore, për 4 vite studime paguheni si punonjës i FA, por më pas iu duhet të lidhni një kontratë që për 6 vite i shërbeni atdheut. Bursa në shkollat më të mira ushtarake jashtë vendit. ”
Nëse kërkon të japësh kontribut për vendin, Forcat e Armatosura janë gjithnjë vend i duhur dhe si të tillë e shohin edhe Aldrini dhe Alteo, të cilët për pak muaj përfundojnë gjimnazin.
Dikur forcat e armatosura ishin tabu për vajzat, por kohët kanë ndryshuar dhe imazhi i ushtrisë gjithashtu. Edhe kjo nxënëse e sheh uhstrinë si një opsion të mirë për të ardhmen e saj.
Kleana Zhupa:’ E mbarojmë njëherë studimet këtu ne, mendoj se është një mundësi e mirë edhe për femrat.‘
Dhe që ushtria nuk është vetëm për burrat e tregon majore Denisa Pëllumbaj. Ajo rikthehet pas shumë vitesh vitesh në ish gjimnzin e saj, këtë herë për të ftuar brezin e ri të bëhen pjesë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë.
“Unë jam ish nxënëse e qemal stafës, matura 2005 dhe emocioni sot ishte ndryshe. Së pari duhet deshira dhe vullneti per tu bere pjese e fa, por une jam vajze e nje ish ushtaraku, jam rritur me nje major qe vinte gjithmone me ubiforme me ate karakrerin e ushtarakut. Ne kemi piloten e parë femër, nuk është më përceptimi që ka qenë dikur për ushtrinë.”
Për tu bërë pjesë e forcave të Armatosura të Shqipërisë ka tre mënyrë.
“Si një gjimnazit mund të aplikoje për t’u bërë pjese e akademisë se FA. Nëse keni nje diplome Barchelor, dhe mund te aplikosh per kursi pas universitar per oficer. Por të gjithë ata të rinj dhe te reja që nuk kanë vazhduar një shkollë, por duan te kene një vend të sigurt mund te aplikojne per të qenë pjesë e Forcave të Armatosura.” – theksoi Denisa Pëllumbi.
Aktualisht është drejt mbylljes faza e rekrutimit për ushtarë profesionistë. Dëshira e të rinjve për të qenë pjesë forcave të armatosura të Shqipërisë është rritur. Nga 270 vende të lira për ushtarë, numri i aplikantëve në këtë fazë që mbyllet në fund të vitit ka kaluar mbi 300. / abcnews.al