“E rëndësishme është që edhe vajzave u duhet rikujtuar sa më shpesh se nuk është me rëndësi vetura Audi A8, por gomari që e nget atë”. Kështu deklaroi sot analisti i njohur në Kosovë , Xhevdet Pozhari duke iu referuar ngjarjes tragjike ku një vajzë 18-vjeçare u la e vdekur nga dy djem në derën e spotalit të Ferizajt.
Komenti i tij është kritikuar në masë. Ndërkohë, Pozhari i është përgjigjur organizatës QIKA, e cila u kërkoi mediave që të mos e ftojnë atë në debate televizive.
Lexo edhe: Rasti tragjik në Ferizaj, analisti: Vajzave të ua rikujtojmë që s’është e rëndësishme makina Audi
Kundër deklaratës së Pozharit dolën shumë komentues në rrjetet sociale. Ndërsa Pozhari i kërkon organizatës QIKA që të mësohen ta lexojnë atë që ai e shkroi në Facebook.
“Qikave” që nuk dinë të lexojnë! Ka kohë që për cilindo qëllim deklarimet e mia mundohen t’i devijojnë. Në mungesë të kundëragrumenteve përpiqen të më bëjnë shënjestër. Më duhet ta potencoj: Unë kam thënë atë që kam shkruajtur, e jo atë që doni ta lexoni ju!
Fillimisht, mësohuni ta lexoni atë që është shkruajtur, e jo atë që ju mendoni se është thënë!”, ka shkruar Pozhari.
Organizata QIKA u bëri tha se gjuha e Pozharit normalizon dhunën dhe e arsyeton vrasjen e grave.
Në një shkrim në profilin e tij në Facebook, Pozhari ndër tjerash shkroi se “vajzave duhet rikujtuar sa më shpesh se nuk është me rëndësi vetura Audi A8, por gomari që e nget atë”.
Ndaj kësaj deklarate ka reaguar organizata QIKA, duke kërkuar nga mediat që mos të ofrojnë hapësirë për individë me qëndrime të tilla mizogjene.
“Gjuha e përdorur nga analisti Xhevdet Pozhari normalizon dhunën dhe arsyeton vrasjen e grave. Dënojmë ashpër këtë gjuhë dhe kërkojmë nga mediat që të mos të ofrojnë hapësirë për individë me qëndrime të tilla mizogjene”, thuhet në reagimin e tyre.