“T’i drejtohet gjykatës sovjetike”, Murrizi: Kushtetuesja nuk do na thërrasë dëshmitarë për Metën

schedule12:38 - 25 Maj, 2021

schedule 12:38 - 25 Maj, 2021

Anëtari i Komisionit Hetimor për presidentin Ilir Meta, Myslim Murrizi deklaroi në mbledhjen e sotme se tagri i Gjykatës Kushtetuese në përfundim të hetimit është të vendosë nëse vendimi i Kuvendit do pranohet apo jo.

Murrizi u shpreh se vendimi i këtij komisioni duhet të shërbejë si mësim për presidentët ë ardhshëm të ushtrojnë detyrën brenda kornizave të Kushtetutës.

“Të presim vendimin dhe të shikojmë se si do sillet me votë kuvendi i Shqipërisë. Ka pasur praktika që raportet e komisioneve hetimore janë miratuar në kuvend. Duhet të presim dhe nëse do votohet, gjykata Kushtetuese është në të drejtën e saj vendimin e këtij kuvendi. Unë besoj se ky është tagri i Gjykatës Kushtetuese.

Nuk do na thërrasë dëshmitarë apo do të hetojë hetimin tonë. Për të mbrojtur dinjitetin e republikës parlamentare, nëse e duan presidenciale, le t’i drejtohet sovranit. Unë e mirëkuptoj mllefin e mosbegenisjes së këtij komisioni të presidentit.

E di çfarë meraku ka. Në Shqipëri është bërë një model, që nëse nuk i pëlqen një vendim le t’i drejtohen gjykatës së Bashkimit Sovjetik. Uroj në vendosmërinë e deputetëve të kësaj legjislature për vendim të drejtë që të shërbejë si mësim që sa kohë të jetë kushtetutë që çdo i zgjedhur të ushtrojë detyrën”, deklaroi Murrizi./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!