Kryetari i qytetit të Australisë Warrnambool është gjobitur me 1.044 dollarë pasi është fotografuar duke pirë birrë i shoqëruar me disa persona jashtë një dyqani pijesh këtë muaj – një shkelje e urdhrave të qëndrimit në shtëpi në shtetin e Victoria.
Rregullat e distancimit shoqëror të Victoria shprehen se “grumbullimet me më shumë se dy persona nuk lejohen përveç anëtarëve të familjes tuaj dhe atyre për qëllime pune ose edukimi”.
Në një deklaratë të publikuar të enjten, kryebashkiaku Toni Herbert tha “bëra gabim” dhe “Kërkoj falje “.
“Unë mendova se veprimet e mia në angazhimin e punëve me pronarët e bizneseve si pjesë e rolit tim të kryetarit ishin brenda kufijve të ligjit,” shtoi Herbert. “Sidoqoftë, e kuptoj se i kam thyer pa dashje ligjet e reja.”
Australia aktualisht ka 6,523 të infektuar dhe 65 viktma./abcnews.al