Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Thyen masat e sigurisë “Arrest në shtëpi”, arrestohen dy 19 vjeçarë në Gjirokastër

schedule10:11 - 7 Janar, 2023

schedule 10:11 - 7 Janar, 2023

Dy 19-vjeçarë në Gjirokastër janë arrestuar ditën e sotme pasi ishin larguar nga banesa duke thyer në masën e sigurisë “arrest në shtëpi” të caktuar nga Gjykata. Shtetasi M. R. ishte me këtë masë sigurie për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve ndërsa E. D., për mbajtje armësh të ftohta.

Njëri nga 19-vjeçarën më iniciale M. R. ishte me këtë masë sigurie për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, ndërsa bashkëmoshatari tjetër me iniciale E. D., për mbajtje armësh të ftohta.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasit M. R., 19 vjeç dhe E. D., 19 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në banesat e tyre, nuk janë gjetur aty, duke thyer kështu, masat e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuara nga Gjykata.

Shtetasi M. R. ishte me këtë masë sigurie për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, ndërsa shtetasi E. D., për mbajtje armësh të ftohta. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.”, njofton policia. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!