Thyen karantinimin 30 minuta më herët, 22 vjeçari në pritje të dënimit

schedule09:20 - 24 Prill, 2020

schedule 09:20 - 24 Prill, 2020

Një 22 vjeçar  nga Singapori është akuzuar se është larguar nga karantina 30 minuta më herët nga sa ishte përcaktuar koha, sipas një raporti të Straits Times.

Tay Chun Hsien, u urdhërua të izolohej në banesën e tij deri në 22 Mars në mesditë. Por ai është akuzuar se nuk ka qenë në shtëpi  rreth orës 11:30.

Nuk është e qartë pse ai duhej të izolohej ose ku shkoi pas largimit nga shtëpia. Singapori prej disa kohësh i ka kërkuar  kontakte të rasteve të konfirmuara të qëndrojnë në shtëpi, dhe i ka  kontrolluar  neës po zbatojnë karantinimin me anë të video-telefonatave.

Tay, i cili është akuzuar në bazë të Ligjit të Sëmundjeve Infektive, thotë se ai synon të pranojë pafajësinë. Nëse vërtetohet rregulli i shkelur, ai do të përballet me gjashtë muaj burg dhe një gjobë maksimale deri në 10,000 S $ (7,010 dollarë; 5,670)./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!