Thyen karantinën dhe tentuan të arratiseshin, ekzekutohet çifti në Korenë e Veriut

schedule04:39 - 29 Maj, 2020

schedule 04:39 - 29 Maj, 2020

Një burrë dhe gruaja e tij janë vrarë nga autoritetet e Koresë së Veriut pasi tentuan të thyenin karantinën si pasojë e koronavirusit.

Ata u përpoqën qe të nxirrnin jashtë vendit nipin e tyre 14-vjeçar, dhe ta dërgonin te prindërit e tij në Korenë e Jugut.

Një nga banorët e zonës ku ndodhi ngjarja u shpreh për mediat:

“Më herët gjatë këtij muaji dëgjova nga një i njohur në departamentin e sigurisë provinciale se një familje që u përpoq të largohej nga vendi u qëllua për vdekje. Ata u arrestuan pasi tentuan që të kalonin kufirin, që së fundmi po kontrollohet akoma më shumë për shkak të emergjencës kombëtare dhe karantinës.”

Djali shpëtoi nga vdekja për shkak të moshës së re, ndërsa burrë e grua u qëlluan me armë zjarri.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!