Thyen karantinën dhe bën aksident, ish-milanistit i bëhen të këqijat bashkë

schedule12:18 - 7 Prill, 2021

schedule 12:18 - 7 Prill, 2021

Ish-sulmuesi i Milanit, Luiz Adriano, që tashmë është pjesë e Palmeiras në Brazil ka rezultuar për herë të dytë pozitiv për Covid-19, por këtë herë ka vendosur të thyejë rregullat e izolimit dhe të dalë me makinën e tij.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, braziliani tregon se theu izolimin dhe shkoi të marrë nënën e tij ne supermarket për shkak se ajo nuk di të ngasë makinën. Një e papritur ka ndodhur pas kësaj: Adriano ka bërë aksident me një bicikletë, drejtuesi i së cilës ka pasur lëndime te lehta.

“Më thanë të qëndroja në shtëpi në karantinë nën mbikëqyrjen e mjekëve, por unë shkova në supermarket në një qendër tregtare për të marrë nënën time, e cila nuk di të ngasë makinën, pa dalë nga makina dhe me maskë. Unë përfundova duke u përfshirë në një aksident kur një biçikletë goditi makinën në dalje të parkingut.

Unë qëndrova me maskën dhe larg çdo kohë, por nuk mund të ndihmoja në dhënien e ndihmës personit që pësoi aksidentin”, shpjegoi ai, duke u penduar që nuk kishte respektuar urdhrat për të qëndruar i izoluar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!