Thyen karantinën dhe arrestin shtëpiak, arrestohen 2 persona në Pogradec

schedule12:11 - 26 Prill, 2020

schedule 12:11 - 26 Prill, 2020

Teksa i gjithe vendi ndodhet në karanrtinë, 2 persona janë arrestuar dhe 1 tjetër është shpallur në kërkim pasi një sherri të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Pogradec. Dyshohet se gjatë konfliktit njëri prej tyre kishte pasur me vete edhe armë zjarri dhe lëndë narkotike.

Në pranga kanë rënë J. P., 26 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec dhe A. P., 15 vjeç , banues në Pogradec të dy masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, ndërsa është shpallur në kërkim A. P., 38 vjeç, banues në Tushemisht.

“Gjatë kontrollit të banesës të 38-vjeçarit në fshatin Tushemisht, Policia ka kapur në flagrancë kushëririn e tij të mitur A.P., i cili ishte urdhëruar nga shtetasi i shpallur në kërkim, për t’i larguar nga banesa një armë  zjarri tip pistoletë me municion dhe një sasi prej 47 gr. lëndë të dyshuar narkotike kokainë, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Vijon puna për kapjen e 38-vjeçarit, A. P. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”; “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe i municionit”; “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Kanosja”, njofton policia./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!