Një gjykatë në Hong Kong ka dënuar një person me dy javë burg për shkeljen e urdhrit të karantinës dy javore.
38-vjeçari kishte mbërritur në Hong kong pasi udhëtoi jashtë vendit në fillim të këtij viti. Atij i’u dha me urdhër të qëndronte në karantinë pas mbërritjes, duke e udhëzuar atë të qëndronte në shtëpi për 14 ditë. Por ai u kap duke provuar të udhëtonte nëpër Gjirin e Shenzhen në Kinën kontinentale në 7 Mars.
Një zëdhënës i Departamentit të Shëndetit të qytetit (DH) tha: “Nga 19 Marsi, të gjithë personat që vijnë nga vendet ose territoret jashtë Kinës janë subjekt i karantinës së detyrueshme për 14 ditë. “Shkelja e urdhrit për karantinë është një vepër penale dhe shkelësit i nënshtrohen një gjobë maksimale prej $ 25,000 dhe burgim deri në gjashtë muaj.”
Hong Kongu ka regjistruar 1,109 raste me koronavirus, sipas Universitetit Johns Hopkins./abcnews.al