Thyem karantinën, por ai e meriton: Roza dhe Dhimitër Anagnosti përcjellin mes lotësh Rikard Ljarjen

schedule11:54 - 21 Prill, 2020

schedule 11:54 - 21 Prill, 2020

Familja njoftoi për një ceremoni të ngushtë varrimi të Rikard Ljarjes për shkak të koronavirusit, por ata që e shoqëruan gjatë gjithë jetës së tij artistike nuk mund të mungonin në këtë moment.

Mes atyre që “thyen” karantinën ishin edhe aktorja e njohur Roza Anagnosti me bashkëshortin e saj Dhimitër Anagnosti, të cilët ishin të pranishëm krah njëri-tjetrit duke mos i kursyer ndërkohë lotët për të madhin Rikard Ljarja.

“E përcollëm, bëmë një shkelje por ai e meritonte. ikja e tij në këtë kohë ishte më e trishtë. Një figurë e madhe si ai duhej përcjellë nga i gjithë publiku me duartrokitje, por ja kjo kohë kështu që po jetojmë e pengon, nuk arritëm as lule të merrnim”,- thotë e përlotur aktorja.

Kurse bashkeshorti i saj, regjisori i njohur Dhimitër Anagnosti nuk ka fjalë të përshkruje aktorin dhe regjisorin që do t’i mungojë të gjithëve.

“Ishte artist i madh, niveli i krijmtarisë së tij ishte shumë i lartë. Njerëzit ikin por vepra mbetet”- tha ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!