“Thyej heshtjen, denonco dhunën”, zë për vajzat dhe gratë/ Gazetarja Sulçe: Të bërtasim format e ngacmimit dhe dhunës seksuale

schedule09:46 - 6 Mars, 2024

schedule 09:46 - 6 Mars, 2024

Gazetarja Valbona Sulçe e ftuar në emisionin “ABC e Mëngjesit” në ABC News foli për fushatën “Thyej heshtjen, denonco dhunën”.

“Breaking the silence” është një zë për të gjitha gratë që ngacmohen seksualisht, një nismë kjo që synon të nxjerrë ngacmimin seksual nga zona e stigmës dhe trupit.

Teksa shpjegoi fushatën dhe objektivat e saj, Sulçe i bëri thirrje vajzave dhe grave të denoncojnë dhunë dhe të mos heshtin më, ndërsa tha se fajtorët apo dhunuesit duhet të vendosen përballë drejtësisë.

“Përveç pjesës së kuptuarit se çfarë po ndodh dhe si mund të reagojmë ne duam edhe të fuqizojmë fëmijët që nuk kuptojnë se çfarë po ndodh. E kemi vënë re që këta burracakët kur ngacmojnë thonë ‘mos i trego askujt’. Është një gjë që ka vazhduar dhe nuk ka ardhur me demokracinë.

Kjo fushatë është e përqendruar edhe në transportin publik. Transporti publik konsiderohet si vendi më i pasigurt. Linja e Kamzës është pionierë në adresimin e kësaj fushate.

Linja e autobusëve të Kamzës do të mbartin të afishuar sloganet e kësaj fushate. 78% e vajzave dhe grave raportojnë ngacmimet seksuale në autobusët e Shqipërisë.

Fajtorët apo dhunuesit duhet të vendosen përballë drejtësisë. Po ashtu edhe qytetarët duhet të tregojnë pa u hezituar raste të tilla. Kjo është një lëvizje për të ndërgjegjësuar të dyja palët, edhe gratë edhe burrat.

78% e vajzave dhe grave të anketuara kanë thënë se ambienti më i pasigurt ka qenë në transportin publik, vendi i dytë është në punë dhe më pas shkolla.”, tha ajo. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!