Ditën e djeshme, personazhe të shumtë publikë përdorën rrjetet sociale për të uruar shqiptarët për festat e Nëntorit. Të gjithë uruan në mënyrën e tyre, disa duke publikuar këngë dhe të tjerë duke publikuar foto me veshje apo simbole me motive patriotike.
Mirëpo, ndryshe nga të tjerët, Tuna ka bërë një postim që në fakt është parë si një “thumb” ndaj kolegëve të saj. Këngëtarja nga Shkupi ka publikuar një foto të Isa Boletinit krahas së cilës shkroi: “Ma shumë jeni lodhë tuj urue se na tuj luftue – Isë Boletini.”
/abcnews.al