Thuhet se e tradhtoi me një futbollist, Wanda “sqaron”: Është private…

schedule10:04 - 8 Gusht, 2022

schedule 10:04 - 8 Gusht, 2022

Historia e Wanda Nara me Mauro Icardin mund të bëhet edhe telenovelë. Shumë dashuri mes tyre, por edhe shumë “krisje”. Ditët e fundit është raportuar edhe për një tradhti të biondes.

Gazetari Lucas Bertero zbuloi se Wanda e kishte tradhtuar Icardin kohët e fundit në një nga udhëtimet e saj në Argjentinë.

Jo vetëm kaq, por zbulohet se kjo ka ndodhur me një futbollist i cili ka fluturuar shpesh drejt Europës për ta takuar Wandën.

Kjo e fundit është ngacmuar së fundmi nëse është “single” dhe përgjigja e dhënë është: “Preferoj të mos flas për këtë temë, gjithçka është në rregull.

Nuk mund të të gënjej. Prandaj nuk do të të them asgjë. Ne e dimë shumë mirë si është situata, por është private”. / abcnews.al